Llapi kalon në gjysmëfinale pas fitores ndaj Trepçës ’89

Skuadra e drejtuar nga Tahir Batatina fitoi me rezultat të ngushtë 1 – 2.

Fillimisht, Ahmed Januzi realizoi gol për të zhbllokuar shifrat (7′).

Ndërsa, Valmir Veliu arriti të dyfishojë shifrat pasi dribloi edhe portierin kundërshtar (51′).

E tëra që mund të bënte Trepça ’89, ishte goli i nderit i realizuar nga Darwish (72′).

Nga ana tjetër, ndeshja mes Istogut dhe A&N ka shkuar në vazhdime sepse rezultati i kohës së rregullt doli të jetë 1 – 1.

Pra, në gjysmëfinalen deri me tani janë kualifikuar: Prishtina, Llapi dhe Dukagjini.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *