Llapi apo Dukagjini, cila skuadër do ta shkruajë sonte historinë?

Një ndeshje e madhe na pret sot në futbollin e Kosovës.

Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë nga ora 20:45, zhvillohet finalja e madhe e Kupës së Kosovës ku ndeshen Llapi e Dukagjini.

Për të dyja skuadrat kjo është hera e parë që luajnë në finale, andaj ky trofe edhe mund të cilësohet historik për ët dyja ekipet.

Kjo bënë që ndeshja të jetë e zjarrtë ku përfitimet janë shumë të mëdha, jo vetëm që shkruhet historia, por edhe dalja në arenën ndërkombëtare, pasi fituesi i Kupës merr pjesë në kompeticionin e ri të UEFA-s, Conference League, aty ku përfitimet janë të mëdha.

Gjithçka është gati dhe skuadrat i kanë bërë përgatitjet e fundit para kësaj ndeshjeje dhe me të dejtë pritet një luftë e madhe në fushë për të ardhur te suksesi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *