Liverpooli merr një lajm të mirë para ndeshjes me Arsenalin, ylli i skuadrës rikthehet nga lëndimi

Pas një muaji, Roberto Firmino është gati për t’i ndihmuar skuadrës së Liverpoolit.

Sulmuesi brazilian është rikthyer nga lëndimi dhe do të jetë në dispozicion të Jurgen Kloppit për ndeshjen e ardhshme, ndaj Arsenalit.

Kjo është konfirmuar nga trajneri gjerman në konferencën për shtyp të mbajtur sot. Klopp gjithashtu bëri me dije se ende do mbesin jashtë Jordan Henderson, Divock Origi, Joe Gomez, Joel Matip e Virgil van Dijk.

Firmino ndeshjen e fundit me “Të Kuqtë” e kishte zhvilluar më 4 mars ndaj Chelseas.

Ndryshe, ndeshja mes Arsenalit dhe Liverpoolit zhvillohet të dielën (4 prill) nga ora 21:00.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *