Liverpooli ka gati 50 milionë euro për futbollistin e Nottingham Forest

Liverpooli ka filluar të mendojë për afatin kalimtar të verës.

“The Reds” pritet të bëjnë një revolucion në ekip, diçka të cilën do ta nisin që nga mbrojtja.

Drejtuesit e klubit anglez kanë ‘shënjetruar’ objektivin për repartin e mbrojtjes dhe bëhet fjalë për një 21-vjeçar.

Murillo, qendërmbrojtësi brazilian që luan me Nottingham Forest është objektivi kryesor i tyre, për merkaton që po vjen.

Braziliani shihet nga drejtuesit e “The Reds” si perfekti për të përforcuar mbrojtjen.

Sipas asaj që raportohet nga mediat vendase, drejtuesit e ‘gjigantit’ anglez janë të gatshëm të paguajnë 50 milionë euro për të transferuar talentin brazilian në “Anfield”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *