Liverpooli i fort për Tottenhamin, Klopp e fiton betejën me Mourinhon

Fillimisht, vendasit dolën në avantazh përmes Son Heung Min, por qe goli u anulua nga VAR, pasi u cilësua si pozitë jashtë loje.

Liverpool dukej se sot ishte në formë për lojë, dhe këtë e dëshmoi edhe rezultati final.

Fillimisht ishte Roberto Firmino, që pas një asistimi nga Sadio Mane, shënoi gol në minutën (45+2’).

Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 0-1, në favor të Liverpool.

Pjesa e dytë, “Spurs” reaguan me disa zëvendësime dhe kërkuan që të “ngjallnin” lojën e tyre.

Por, ishte Liverpooli që dyfishoi rezultatin, pas një depërtimi të Sadio Mane, topi u kthye tek Alexander-Arnold që shënoi në minutën (47’). Vendasit u kundërpërgjigjën në minutën (49’) me anë të Pierre Hojbjerg.

Salah shënoi në minutën (56’) por që këtë herë, sistemi VAR e anuloi.

Për ti dhënë goditjen përfundimtare, ishte lojtari më i mirë këtë ndeshje, Sadio Mane, i cili shënoi në minutën (65’).

Tani, Liverpool qëndron në pozitën e katërt me 37 pikë, ndërsa Tottenham qëndron në pozitën e gjashtë me 33 pikë total.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *