Liverpool-Man City, derbi i madh anglez luhet sot

Liverpool – Manchester City është derbi më i madh i kësaj jave në futbollin evropian, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e shtatë në Premierligën angleze.

Në ndeshjen që luhet në “Anfield Road” të dy ekipet do të hyjnë me synim të qartë, fitoren dhe tri pikët e ardhshme dhe shumë të vlefshme në garë për titull.

Liverpooli gjendet momentalisht në vendin e dytë me 14 pikë dhe me një fitore sot do të kalonte në krye me një pikë më shumë se Chelsea.

Në anën tjetër, Manchester City, që gjendet në vendin e gjashtë, me fitore prej dy e më shumë golave diferencë do t’ia dilte ta marrë primatin në tabelë.

Kjo ndeshje zhvillohet nga ora 17:30.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *