Liga e Kampionëve rikthehet këtë mesjave me sfida drithëruese

Pas pushimit për shkak të ndeshjeve ndërkombëtare, futbolli evropian i është rikthyer rrjedhës normale në nivel klubesh.

Fundjava u përshkua nga ballafaqime shumë interesante në ligat kryesore si Premier Liga, La Liga, Serie-A e Bundesliga, dhe tani është radha e sfidave emocionuese nga gara më prestigjoze e futbollit evropian, Liga e Kampionëve.

Të martën janë në program për tu zhvilluar tetë ndeshje të vlefshme për grupet E,F,G dhe H, në kuadër të rrethit të pestë.

Sfida kryesore do të zhvillohet në stadiumin “Stamford Bridge”, aty ku do të ballafaqohen Chelsea dhe Juventusi që po kërkojnë epitetin e liderit në grupin H. “Zonja e Vjetër” është në vendin e parë me 12 pikë dhe tashmë e ka siguruar kalimin në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve, kur Chelsea ka tri pikë më pak në vendin e dytë.

Ballafaqimi tjetër interesant do të jetë ai ndërmjet Barcelonës dhe Benfikës. Të dy këto skuadra janë është më tutje në luftë për të siguruar vendin e dytë në grupin E, ndërsa Bayerni tashmë e ka bolinduar pozitën e parë me 12 pikë.

“Katalanasit” kanë nevojë vetëm për fitore në këtë takim për ta siguruar kualifikimin tutje dhe kjo do të jetë një sfidë e madhe për trajneri e ri Xavi Hernandez.

Këto janë të gjitha ndeshjet e së martës në Ligën e Kampionëve:

Nga ora 18:45:

Dinamo Kiev-Bayern Munich

Villarreal-Manchester United

Nga ora 21:00

Barcelona-Benfica

Chelsea-Juventus

Lille-Salsburg

Malmo-Zenit

Sevilla-Wolfsburg

Young Boys-Atalanta

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *