Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp vlerëson se Robert Lewandowski ishte dashur të ishte fitues i “Topit të Artë” për vitin 2021.
Lionel Messi e ka fituar çmimin e “Topit të Artë” për herë të shtatë në karrierë mbrëmjen e kaluar në Paris, duke e lënë prapa Lewandowskin e Jorginhon.
Jurgen Klopp në një intervistë nuk ka mohuar cilësitë që ka Lionel Messi, por sipas tij, Lewandowski e ka merituar këtë vit.
“Me të vërtetë nuk jam i sigurt se çfarë është 100 për qind. Mendoj se gjithmonë mund t’ia jepni Lionel Messit për karrierën që ai ka për futbollistin që është. Por nëse nuk ia jepni Robert Lewandowskit këtë herë, atëherë kur do ta fitojë atë”, deklaroi Klopp.
Lewandowski që dikur ishte nën urdhërat e Kloppit sa ishin pjesë të Dortmundit nuk mbeti pa çmim.
Sulmuesi polak fitoi çmimin e “Sulmuesi më i mirë” për vitin 2021.