Lëndohet Leo Messi, ja sa do të mungojë

Lionel Messi pritet të mungojë në ndeshjen e radhës të Inter Miami në MLS për shkak të një dëmtimi. Këtë e ka pranuar edhe trajneri i Interit, Gerardo Martino.

“Muskujt në këmbën e tij të djathtë janë të mbingarkuar. Ne nuk duam të rrezikojmë. Mendoj se ai nuk do të jetë i disponueshëm për ndeshjen e së shtunës”, tha Martino, cituar nga Goal.

Messi shënoi dhe asistoi në fitoren 3-1 ndaj Nashville mbrëmë, por luajti vetëm 50 minuta, duke u zëvendësuar në fillim të pjesës së dytë.

Më 16 mars, Inter Miami luan kundër DC United.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *