Legjenda e Manchester United: Ky futbollist do të jetë i nivelit të Ronaldos dhe Messit

Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi konsiderohen gjerësisht si lojtarët më të mirë në botë, dhe dy nga lojtarët më të mirë në histori.

Legjenda e Manchester United, Paul Scholes beson se edhe ylli norvegjez i Borussia Dortmundit, Erling Braut Haaland do të jetë i nivelit me Cristiano Ronaldon dhe Lionel Messin.

“Sipas mendimit tim, Haaland do të jetë në nivel me Lionel Messin dhe Cristiano Ronaldon me atë çfarë kam parë deri tani” – u shpreh Scholes.

Ditë më parë, 20 vjeçari shënoi hettrikun e parë për Kombëtaren e Norvegjisë, ndërkohë ka shënuar 21 gola në 23 paraqitje për Borussia Dortmundin që prej transferimit të tij nga RB Salzburg janarin e kaluar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *