Kjo është arsyeja e mungesës së Valon Berishës, Zenelit dhe Zhegroves ndaj Greqisë

Kombëtarja e Kosovës luan sfidën e fundit të këtij muaji ndaj Greqisë.

Skuadra është nisur sot për në kryqytetin e shtetit helen, ku të mërkuren do të luajë takimin e fundit të këtij muaji në kuadër të Ligës C të Ligës së Kombeve.

Me ekspeditën e Dardanëve nuk udhëtuan Valon Berisha, Arbër Zeneli dhe Edon Zhegrova.

Arsyeja e këtyre mungesave është se lojtarët kanë thënë se kanë probleme shëndetësore.

Lojtarët kanë bërë dje stërvitje, ndërsa sot FFK u deklarua se pas ekzaminimeve mjekësore në mëngjes u konstatua se nuk janë në gjendje të luajnë në ndeshjen kundër Greqisë.

Kombëtarja e Kosovës, sonte, në orën 18:00 sipas orës lokale do ta mbajë stërvitjen në Athinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *