Lautaro dhe Perisic po krahasohen me binjakët Derrick, fotoja po bën xhiron në rrjet

Inter mbrëmë arriti ta marr fitoren e parë në grup me rezultatin 3-1 ndaj Sheriffit.

Megjithatë, ajo që po bën bujë është një moment mes Martinez dhe Perisic. Fansat e Inter-it por jo vetëm,e kanë krahasuar këtë moment të realizuar nga dy lojtarët e Inter-it si dy binjakët Derrick në serialin e animuar “Captain Tsubasa” ose siç njihet ndryshe “Oli and Benji”.

Në një aksion të Inter-it ku Lautaro Martinez dhe Perisic janë gjendur të dy bashkë pranë topit në zonën e portierit, këta të fundit kanë goditur të dy njëkohësisht topin duke e dërguar në traversë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *