Laporta e konfirmon: Kemi nënshkruar me dy futbollistë

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka konfirmuar se tashmë kanë siguruar transferimin e dy futbollistëve.

Laporta zbuloi se njëri prej tyre është mesfushor, kurse tjetri qendërmbrojtës, por nuk zbuloi emrat e tyre, transmeton GE.

“Ne kemi finalizuar dy nënshkrime për sezonin e ardhshëm. Një mesfushor dhe një qendërmbrojtës. Por, nuk mund t’i them emrat e tyre”, tha ai për “RAC1”.

Kujtojmë se kohëve të fundit është raportuar se Franck Kessie dhe Andreas Christensen janë futbollistët që kanë arritur marrëveshje me klubin katalunas.

Të dy futbollistët në “Camp Nou” pritet të kalojnë si lojtarë të lirë, pasi kontratat e tyre me Milanin, respektivisht Chelsean, skadojnë me 30 qershor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *