Laporta: Dembele nuk ka pranuar kontratën e re

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta ka folur në lidhje me të ardhmen e Ousmane Dembele.

Dembele do të jetë lojtar i lirë këtë verë, nëse nuk arrin marrëveshje për rinovim.

Në një intervistë për mediat spanjolle, presidenti i Barcës, Laporta ka thënë se francezi nuk ka pranuar ofertën për të vazhduar edhe më tej në ‘Camp Nou’.

“Kam pasur një ofertë prej shumë kohësh nga ana jonë, por është e qartë se ai nuk e ka pranuar sepse prej kohësh nuk kemi dëgjuar nga agjenti i tij”, tha ai.

Chelsea, Man United, PSG dhe Bayern Munich janë në garë për të marrë në radhët e tyre anësorin e Barcelonës.

Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë me të ardhmen e francezit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *