Januzaj në “radarin” e klubit italian, mund t’i bashkohet futbollistit të Kosovës

Napoli pritet të bëjë ofertë për Adnan Januzaj, i cili ka mbetur lojtar i lirë, pasi i skadoi kontrata me Real Sociedadin.

Il Mattino shkruan se anësori italian Matteo Politano mund të largohet këtë verë nga Napoli.

Për këtë klubi e mendon si alternativë Adnan Januzajn.

Lojtari me prejardhje shqiptare duket se ende nuk ka vendosur se ku do të transferohet, por ekipi italian shihet si një opsion i mirë për të pasi luajnë edhe në Ligën e Kampionëve.

Mbetet të shihet nëse do të bien dakord të dy palët për një kontatë që 27 vjeçarit ta bashkohet me klubin që luan në stadiumin ‘Diego Armando Maradona’.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *