Është marrë vendimi për ndeshjen e ndërprerë PSG – Basaksehir.
Ndeshja e cila u ndërpre për shkak të fyrjeve raciste të gjyqtarit të katërt ndaj sulmuesit Demba Ba, do të vazhdojë pas pak minutave, më saktësisht në ora 22:00.
Për më shumë gjyqtari i katërt i cili u akuzua se përdori shprehje raciste, është zëvendësuar.
Ndeshja do të fillojë nga minuta e mbetur, derisa rezultati është i barabartë 0:0.