Lajme të mira për tifozët, ky pritet të jetë ndryshimi nga faza tjetër për “Euro 2020”

Europiani 2020 pritet që të bëhet edhe më spektakolar në vazhdim, teksa nga UEFA ka disa garanci se nga 1/8-at, por e sigurt do të jetë nga çerekfinalet e në vazhdim, në të gjitha impiantet që luhet (me përjashtim të Budapestit ku kapaciteti është 100 për qind), pritet që numri i spektatorëve në shkallët e stadiumeve të shtohen.

Ideja është që nga mesatarja prej 25-30 për qindësh, kjo shifër të rritet në 40 ose 50 për qind.

Këtë fakt e ka konfirmuar edhe presidenti i Federatës Italiane të Futbollit dhe anëtar i UEFA-as, Gabriele Gravina: “Po, ekziston një plan për rritjen e tifozëve nëpër stadiume nga faza me eliminim direkt, por zyrtarizimi do të vijë në ditët në vazhdim”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *