Rregulloret e FIFA-s vazhdojnë të komentohen në firma të ndryshme. Dje Federata e Gjermanisë konfirmoi se FIFA i ka refuzuar që ta marrë lojtarin Borna Sosa, kjo krejt për shkak se ai në moshën 21-vjeçare është aktivizuar me Kroacinë U21.
Megjithatë sot një lajm ndryshe ka ardhur nga Spanja.
Mbrojtësi i Cityt, Aymeric Laporte do të luajë në Kampionatin Europian me Spanjën. Luis Enrique u kishte kërkuar prej kohësh drejtuesve të federatës të studionin mundësinë që mbrojtësi francez i Manchester Cityt të luajë për kombëtaren spanjolle.
Ata kanë bërë kërkesë dhe FIFA ka dhënë miratimin për këtë lëvizje dhe tani kanë mbetur disa çështje të vogla për t’u zgjidhur e gjithë situata. Gjatë kësaj jave, lojtari mori edhe pasaportën spanjolle dhe për këtë arsye do të grumbullohet nga Luis Enrique për Europianin.
Por çfarë ka lidhje kjo me futbollistët kosovar që luajnë të Zvicra e Gjermania U21. Laport nuk ka luajtur asnjë ndeshje me kombëtaren absolute të Francës, ashtu si dhe Andi Zeqiri, Meritan Shabani etj për Zvicrën apo Gjermaninë.
Të tre janë aktivizuar me skuadrat e moshave, deri te kombëtaret U-21. Mbrojtësi 26-vjeçar ka qenë kapiten i shpresave të Francës dhe ka luajtur shumë ndeshje, por kurrë nuk ia doli që me performancat e tij të fitonte besimin e Deschampit për t’u aktivizuar me ekipin e parë. Laport ka luajtur me kombëtaren U-21 edhe pasi kishte mbushur 21 vjeç. Sigurisht që përdorimi i këtij rasti si shembull mund t’i shërbejë Federatës së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë që po e do Nedim Bajramin për të nxituar në procedurat për marrjen e lejes.