Pas mungesës së gjatë për shkak të një lëndimi, Edon Zhegrova është kthyer të luajë për Baselin.
Futbollisti i Kosovës të enjten mbrëma është aktivizuar në minutën e 60-të për skuadrën zvicerane, që fitoi 4:2 ndaj Kairat Almatyt.
Ndeshja i takoi fazës grupore të Ligës së Konferencës, që është niveli i tretë evropian.
Zhegrova nuk kishte luajtur që nga 8 gushti. I ka munguar Kosovës në ndeshjet e shtatorit, ndërsa pritet të kthehet për ndeshjet e muajit të ardhshëm.
Për Baselin ishte fitorja e parë në fazën gupore. Në ndeshjen e parë kishte luajtur pa gola me Qarabagun.
Pajtim Kasami startoi te Baseli dhe asistoi në golin e dytë. Taulant Xhaka qëndroi në stol.
Zhegrova 22-vjeçar, në fundjavë qëndroi në stol në ndeshjen kampionale të Baselit. Të enjten fitoi rastin për paraqitje në fushë.