Lajm i mirë për “Dardanët”, dy yje të Spanjës mungojnë në sfidën ndaj Kosovës

Dyshja mbrojtëse e Spanjës, Sergio Ramos dhe Dani Carvajal, që janë pjesë e Real Madridit do mungojnë në ndeshjen e parë kundër Kosovës.

Sipas mediave spanjolle, të dy lojtarët që janë duke u shëruar nga lëndimet, nuk do jenë të gatshëm të shërohen para ndeshjes me “Dardanët” që zhvillohet në stadiumin e Sevillas.

Dyshja do jenë mungesë e madhe për Spanjën, ngase janë të padiskutueshëm në formacionin bazë.

Ndërkohë, kujtojmë se ndeshja mes Spanjës dhe Kosovës zhvillohet me 31 mars 2021.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *