Lajm i kobshëm nga Anglia, vdes futbollisti 23-vjeçar

Ish-lojtari i Motherwell filloi karrierën e tij profesionale në Millwall dhe gjithashtu luajti për Brentwood, Braintree dhe Crewe.

Mbulu i lindur në Londër u transferua në Morecambe në janar, pas një kohe të shkurtër në Crewe.

Në një deklaratë, Morecambe përshkroi Mbulu si një “anëtar jashtëzakonisht të popullarizuar të skuadrës” dhe tha “lajmet për vdekjen e tij të papritur dhe të parakohshme kanë qenë një shok për të gjithë ne”, transmeton lajmi.net.

Mbulu kaloi një sezon me Motherwell pasi u bashkua me Millwall në 2018, dhe bëri gjashtë paraqitje në ligë gjatë kohës së tij në ‘Fir Park’.

Shkaqet e vdekjes ende nuk janë bërë të ditura, por policia nuk po e cilëson si vdekje të dyshimtë. Ai u gjet i vdekur në shtëpinë e tij./Gazeta-Topi/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *