Lajm i bujshëm, Shkodran Mustafi në ‘radarin’ e Barcelonës

Barcelona është duke provuar të përforcojë fazën defensive në afatin e janarit.

Trajneri Ronald Koeman, dëshiron të bëjë ndryshime në mbrojtje dhe tashmë i ka vendosur tre emra në listë, që mund të transferohen në “Camp Nou” gjatë janarit, transmeton lajmi.net.

Sipas Sport, Barcelona është duke vëzhguar Shkodran Mustafin, Joel Matipin dhe Antonio Rudiger.

Mustafi ende s’ka rinovuar me Arsenalin, ndërsa kontrata i skadon në verën e ardhshme.

Mbetet të shihet nëse do realizohet kalimi i shqiptarit të gjiganti blaugranas.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *