Laçi ka arritur që ta ruajë rezultatin 0-0 në Shafa Stadium të Azerbejxhanit.
Skuadra shqiptare ishte shumë më e mirë në pjesën e parë por nuk arriti që të shënojë gol.
Në pjesën e dytë skuadra e Keshlash arriti që të shtonte presionin kurse gjërat u vështirësuan për Laçin kur në minutën e 72-të mbeti me një lojtarë më pak, pasi me të kuq u ndëshkua Lucas Ramos.
Tashmë ka filluar pjesa e parë e shtesave dy herë nga 15 minuta.