Lacazette e feston shqip golin e Xhakës kundër Tottenham

Skuadra e Arsenalit e vazhdoi sot formën fantastike në kampionatin anglez, ku e mposhti Tottenhamin me rezultat 3:1.

Në fitoren e sotme kontribuoi edhe mesfushori me prejardhje shqiptare, Granit Xhaka, i cili me golin e tij e vulosi fitoren 3:1 të Arsenalit.

Golit të Xhakës veçse i janë gëzuar tifozët e Arsenalit dhe ata shqiptarë, edhe një ish-bashkëlojtarë i tij i është gëzuar.

Bëhet fjalë për sulmuesin e Lyonit, Alexander Lacazette, i cili pas golit të Xhakës ka reaguar menjëherë në “Instagram”.

Por, reagimi i Lacazette nuk ishte i çfarëdo lloji pasi që ishte në gjuhen shqipe.

“Vllau Jeeeem!!!”, reagoi Lacazette në “Instagram”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *