La Gazzetta dello Sport jep lajmin e madh: Ka tension mes Donnarummas dhe PSG’së, Mino Raiola fituesi i vetëm

La Gazzetta dello Sport ka shkruar se ka tension mes Gigio Donnarumma dhe PSG dhe për momentin, Mino Raiola është ‘fituesi i vetëm’ në lëvizjen e portierit në Paris.

22-vjeçari iu bashkua gjigantëve të Ligue 1 në një transferim të lirë nga Milani në verë.

Megjithatë, ai nuk është një titullar i rregullt në Parc des Princes. Ish-ylli i Milanit ka luajtur vetëm shtatë ndeshje në të gjitha garat dhe së fundmi ka pohuar se rivaliteti me Keylor Navas e shqetëson.

“Kjo nuk ka asnjë efekt në paraqitjet e mia, por më ‘shqetëson’”, tha Donnarumma për TNT Sport javën e kaluar.

“Nuk është e lehtë, sepse isha mësuar të filloja gjithmonë dhe ndonjëherë më dhemb të jem në stol”.

La Gazzetta dello Sport analizoi muajt e parë të Donnarumma-s në Paris, duke vënë në dukje se si agjenti i tij Mino Raiola, për momentin, është i vetmi fitues në marrëveshjen që e pa Gigio të kalojë nga Milani në Paris pas Euros.

Sipas raportit, ka tension mes lojtarit dhe PSG-së pasi Donnarumma pritej të ishte një titullar i rregullt.

Ai vendosi të fillojë nga e para në Paris, por nuk është i kënaqur me situatën që po jeton në klub, duke pasur parasysh gjithashtu se Keylor mbështetet nga një pjesë e madhe efutbollistëve, veçanërisht amerikano-jugorët dhe Sergio Ramos.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *