Ky kanal televiziv shqiptar nga Kosova e transmeton LIVE derbin e madh anglez: Man Utd – Liverpool

Sot do të zhvillohet kryendeshja e xhiros së tretë në Premier Ligë ku do të ballafaqohen dy rivalët e përbetuar Manchester United dhe Liverpooli.

Ndeshja do të zhvillohet me fillim nga ora 21:00. Të dy ekipet kanë mungesa të rëndësishme për këtë ballafaqim.

Në radhët e “Djajve të Kuq” do të mungojnë emra si Greenwood, Lindelof dhe Williams, kurse “Të Kuqt” duhet të bëjnë pa emra si Jota, Konate, Matip dhe Thiago.

Si Ten Hag, ashtu edhe Jurgen Klopp kanë deklaruar para ndeshjes se do të kërkojnë fitore dhe se kjo sfidë është shumë e rëndësishme për ta.

Ky takim do të transmetohet LIVE në SuperSport Kosova 1 dhe SuperSport 2.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *