Ky ishte reagimi i fëmijëve të Messit pasi argjentinasi e fitoi Topin e shtatë të Artë

Legjenda argjentinase, Lionel Messi edhe sonte u laurua me “Topin e Artë”, përkatësisht me çmimin e futbollistit më të mirë në botë, duke u bërë kështu lojtari me më së shumti çmime në këtë kompeticion, shkruan Insporti.

Ai mposhti Robert Lewandowskin në një rivalitet të ngushtë dhe tani i ikën për dy Topa të Artë rivalit të kahmotshëm, Cristiano Ronaldos, i cili përfundoi i gjashti këtë vit.

Në momentin kur u thirr emri i Messit, nuk mungoi as reagimi i tre djemve të argjentinasit.

Argjentinasi arriti të mposht yllin e Bayern Munichut, Robert Lewandowski.

126 gazetarë nga anë e mbanë bota votuan për më të mirin e vitit 2021 dhe Lionel Messi ishte më i votuari.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *