Legjenda argjentinase, Lionel Messi edhe sonte u laurua me “Topin e Artë”, përkatësisht me çmimin e futbollistit më të mirë në botë, duke u bërë kështu lojtari me më së shumti çmime në këtë kompeticion, shkruan Insporti.
Ai mposhti Robert Lewandowskin në një rivalitet të ngushtë dhe tani i ikën për dy Topa të Artë rivalit të kahmotshëm, Cristiano Ronaldos, i cili përfundoi i gjashti këtë vit.
Në momentin kur u thirr emri i Messit, nuk mungoi as reagimi i tre djemve të argjentinasit.
Argjentinasi arriti të mposht yllin e Bayern Munichut, Robert Lewandowski.
126 gazetarë nga anë e mbanë bota votuan për më të mirin e vitit 2021 dhe Lionel Messi ishte më i votuari.
Dad won an other Ballon d'Or, let's dance kids ?#ballondor pic.twitter.com/MNH8OYKkZa
— Ballon d'Or #ballondor (@francefootball) November 29, 2021