Ky është trajneri i ri i Liverpoolit që nga sezoni i ardhshëm

Liverpooli ka arritur marrëveshje me trajnerin e Feyenoordit, Arne Slot, i cili do ta zë vendin e Jurgen Kloppit që nga sezoni i ardhshëm.

Siç shkruan gazetari sportiv, Fabrizio Romano, Slot do t’i kushtojë Liverpoolit 13 deri në 15 milionë euro.

Slot do ta zëvendësojë Kloppin, i cili ka lajmëruar që do të largohet në fund të sezonit.

Aktualisht, Liverpooli gjendet në vendin e tretë dhe është katër pikë larg Arsenalit që është në vendin e parë dhe dy pikë larg Cityt që ka një ndeshje më pak të zhvilluar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *