Kosova u mposht nga Spanja me rezultat 3:1.
Përkundër humbjes, Dardanët patën një paraqitje dinjitoze.
Uebsajti i njohur për vlerësime, “WhoScored” tashmë ka publikuar notat e futbollistëve për këtë ndeshje.
Futbollisti më i vlerësuar sonte te Kosova ishte portieri Samir Ujkani me notën 7.1.
Kurse, në të gjithë takimin, Koke i Spanjës ishte më i dalluari me notën 8.4.