Challandes: Nuk je në planetin e duhur nëse mendoni se Kosova duhet të fitojë ndaj Spanjës

Kosova sonte zhvilloi duelin e dytë të grupit në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Botëror “Katar 2022”, ku u mposht me rezultat 3:1 në udhëtim te Spanja, shkruan Insporti.
Duke folur për SSK, Bernard Challandes deklaroi

“Nuk mund të them diçka të keqe për skuadrën. Spanja nuk e jep topin për kundërshtarin, e mbajnë shumë mirë. Ata bëjnë futboll perfekt, ndoshta nuk përfunduan aksionet shumë mirë, por është gati e pamundur të luash ndaj presionit të tyre. E patë presingun me tre sulmues, me lojtarët ndoshta më të mirë në botë. Ideja ishte që t i bëjmë probleme atyre, por nuk ishte e mjaftushme ndaj tyre”.

“Ne kemi luajtur kundër Suedisë një skuadrës shumë të fortë, edhe këtu luajtëm kundër një skuadrës shumë të fortë”.

“Gjermani mori gjashtë gola, ne jemi Kosova, ne kemi luftuar ndaj një skuadre shumë të fortë”.

“Nuk je në planetin e duhur nëse mendoni se duhet ta mposhtim Spanjën”.

“Kurrë nuk kemi luajtur ndaj një kundërshtari si ky”.

Ndryshe, Furia e kuqe tashmë ka fituar katër prej pesë ndeshjeve të fundit në të gjitha garat, duke e humbur një dhe duke barazuar në dy të tjera.

Verdhekaltrit, në anën tjetër, i kanë humbur tri prej pesë ndeshjeve të fundit, duke i fituar dy të tjera dhe duke barazuar në një tjetër.

Derisa Spanja përjetoi barazim zhgënjyes 1:1 me Greqinë në ndeshjen e saj hapëse në kualifikime për Botërorin e Katarit para se ta mposhte Gjeorgjinë me zor në ndeshjen pasuese, Kosova u mposht bindshëm 3:0 nga Suedia në ndeshjen e saj hapëse në Prishtinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *