Skuadra e Dritës gjatë ditës së djeshme ka ngritur trofeun e tretë në histori të klubit në Superligën e Kosovës.
Drita, triumfojë në një luftë të vështirë me rivalët si Gjilani, Ballkani e Prishtina.
Edhe këtë vit, organizimi final i ngritjes së titullit nuk ishte i nivelit të duhur, por edhe pandemia e bëri të veten.
Kështu, në Suharekë, edhe këtë vit trofeu i kupës ishte ndryshe nga ai i viteve të kaluara.
Gazeta OLLE, gjatë ditës është interesuar për të gjetur çmimin e trofeut të cilën dje Drita e ngriti në qiell.
Në vendin ku është blerë ky trofe, çmimi i saj ishte 400 euro.
Tema e çështjes së trofeut ka qenë e diskutuar nga shumë analistë por edhe nga sportdashësit e futbollit kosovar.
Që të gjithë mendojnë se duhet krijuar një dizajn unik, me të cilin do të veçohet Superliga e Kosovës.