Vdekja e Diego Maradonës ka lënë në zi botën e futbollit, për të mos përmendur ata të cilët e kanë rrethuar atë në jetën e tij personale. Numri i 10 ikonik ka lënë trashëgimi pas tij, të atillë që nuk do të vdes kurrë
Gazeta spanjolle Marca ka shkruar në një artikull për trashëgiminë e Maradonës dhe njerëzit që mund ta trashëgojnë atë. Në këtë shkrim, gazeta ka sqaruar se nuk e ka për qëllim që të merr anë, apo të thotë se kush ka të drejtë apo kush e ka gabim në një gjë kaq delikate. Pasuria e Maradonës e fituar gjatë karrierë është fituar me ndihmën e shumë njerëzve por që disa do të përmenden këtu.
Claudia Villafane
Gruaja e tij në mes të viteve 1989-1998 dhe e dashura e tij prej që ai ishte 16 vjeçar. Ajo ishte gruaja kur e shikoj atë të bëhej kampion botëror, por marrëdhëniet e tyre përfunduan keq. Claudio mori përsipër që të ishte përfaqësuese e familjes se tij, pasi që me Maradonan ajo ka dy vajza – Dalman dhe Gianinnan.
Dalma and Gianinna
Dy fëmijët e parë të Maradonës. Ato kishin ngritjet dhe rëniet me babin e tyre, por Diego i ka dashur shumë ato.
Fëmijët e tjerë të Maradonës
Maradona i ka njohur tre fëmijë të tjerë si të tij. Jana, e cila është lindur nga lidhja e tij me Valeria Sabalain më 1996, Diego Junior është i dyti, djali me Cristina Sinagra dhe Diego Fernando, më i riu nga ta që është edhe djali i Veronica Ojeda.
Të dashurat e tij më të ngushta
Veronica Ojeda kaloi kohë të shkurt me Maradonën para Rocia Oliva. Atëherë kur në një moment Oliva u largua nga jeta e tij, ata shpejt u bën të afërt. Ajo, si Diego, është nga Villa Fiorito.
Rocio Oliva
E dashura e tij e fundit dhe njeriu që ai kaloi kohërat më të lumtura më të, në mes të Dubait, Buenos Airesit dhe Meksikës, por kishte edhe probleme të tjera për ta. Ata nuk kishin fëmijë.
Matias Morla
Përfaqësuesi i Diegos. Ai është kritikuar nga shumë njerëz, por Diego i ka besuar atij shumë dhe ishte pjesë e rrethit të tij të ngushtë.
Leopoldo Luque
Mjeku i tij. Kirurgu i ri ishte në sallën e operacionit nga operimi i fundit, por ai nuk e operoi atë. Ai postoi, jo pa polemika, foton e fundit të Diegos gjallë.
Maxi, kunati i Morlas
Pavarësisht çfarë thonë disa, ai u kujdes shumë për të. Të jesh krah Maradonës nuk ishte e lehtë, por ai qëndroi, larg nga kamerat deri në ditën e fundit të tij.
Jonatan Esposito (Jonny)
Nipi i Diegos, djali i Mario Rosas. Jonny ishte personi i tij i fundit që e pa atë gjallë të martën në mbrëmje.
E tërë familja
Diego ishte fëmija i pestë nga tetë fëmijët dhe djali më i madh i familje. Por, tërë vëllezërit e motrat e tij gjithmonë kanë jetuar larg publikut. Ata e donin Diegon, jo Maradonën.