Kur pritet të rikthehen Jota, Fabinho dhe Milner? Klopp jep të rejat e fundit

Liverpool do të vendosë pak para ndeshjes ndaj Sheffield United të dielën në qoftë se Diogo Jota do të jetë i gatshëm për ndeshje.

Ndërsa, Jurgen Klopp më në fund ka marrë lajme të mira pasi James Milner është rikthyer në stërvitje, derisa pritet që edhe Fabinho të jetë i pranishëm që nga nesër, përcjell lajmi.net.

Jota është bashkuar në stërvitje me skuadrën, mirëpo për shkak se nuk duan të rrezikojnë shumë me një ripërsëritje të lëndimit, mund të vendosin ta pushojnë atë edhe për këtë javë.

“Jota është stërvitur dy herë me skuadrën, ai duket shumë shumë mirë. Por, ai ishte jashtë fushave për një kohë të gjatë dhe do ta shohim çfarë mund të bëjmë”, tha Klopp para ndeshjes.

“Nuk ka lajme të tjera mbi lojtarët e dëmtuar, të gjithë janë lënduar për një kohë më të gjatë”, u shpreh ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *