Kupa FA vazhdon sot me dy ndeshjet e fundit çerekfinale, Chelsea e Manchester United synojnë kalimin tutje

Sot (e diel) do të mësohen emrat e dy skuadrave të fundit gjysmëfinaliste në Kupën FA.

Ndeshje më interesante pritet të jetë ajo mes Leicester Cityt dhe Manchester Unitedit që zhvillohet nga ora 18:00 në “King Power Stadium”.

Çerekfinalja tjetër ose e para për sot, zhvillohet nga ora 14:30 në “Stamford Bridge” mes Chelseas dhe Sheffield United.

Kujtojmë se dje (e shtunë), kalimin për në gjysmëfinale të kësaj gare e siguruan Southamptoni dhe Manchester City. /Zeri.info

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *