Arsenal ka kaluar me sukses edhe pengesën e quajtur Bournemouth.
‘Gunners’ do të luajnë në raundin e pestë të garave të Kupës FA, pasi kanë mposhtur Bournemouthin me rezultatin 1:2, shkruan lajmi.net.
Bukayo Saka ishte lojtari që shënoi golin e parë në këtë takim, pas vetëm pesë minutave lojë.
Edward Nketiah dyfishoi epërsinë e skuadrës së Mikel Arteta, duke shënuar në minutën e 26’.
Rezultati final i këtij takimi u vendos nga Sam Surridge, në minutën e 93′ të takimit, duke shënuar golin e vetëm për nikoqirët (1:2).
Arsenal në raundin tjetër do të ketë punë me skuadrën e Portsmouth.