Milani do të presë sonte Juventusin në “San Siro” për të luajtur sfidën e vajtjes në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë, por frika më e madhe janë kartonët e verdhë, duke qenë se për ndeshjen e kthimit në Torino rrezikojnë të mos luajnë pesë futbollistë që sot do të zbresin në fushë me shumë mundësi…
Praktikisht, duke qenë se formati i Kupës së Italisë është me dy kartonë të verdhë dhe pezullim, rrezikojnë Zlatan Ibrahimovic, Theo Hernandez, Kjaer, Castillejo dhe Rebic. Do të ishte në shënjestër edhe Krunic, por boshnjaku është i dëmtuar.