Marash Kumbulla debutoi për Romën në ndeshjen e të dielës mbrëma kundër Juventusit, në të cilën skuadra e tij luajti baras (2-2).
Mbrojtësi shqiptar u transferua te klubi nga kryeqyteti italian këtë verë nga Hellas Verona dhe sfida e tij e parë ishte pikërisht ndaj kampionit të Serie A.
Edhe pse ishte takimi më i madh në këtë fillimsezoni, trajneri Paulo Fonseca zgjodhi ta angazhonte 20-vjeçarin nga minuta e parë.
Ai është shprehur i kënaqur me debutimin, ndërsa ka theksuar se Roma meritoi ta fitonte ndeshjen.
“I gëzuar për debutimin dhe krenar për performancën e ekipit. Ne i merituam tri pikët”, ka shkruar Kumbulla në Instagram.