Premier League është gati për rikthimin e saj.
Sezoni i ri do të hapet këtë të shtunë me Fulham-Arsenal dhe, pas investimeve të rëndësishme të bëra nga Chelsea, gara për titullin do të jetë akoma më tërheqëse.
Pasi ka rifituar titullin pas 30 vitesh, Liverpool-i e nis si favorit, por kurrë nuk duhen nënvlerësuar rivalët që kanë shpenzuar shumë në merkato deri tani.
Një nga këta është pikërisht klubi i Roman Abramovich që, me Havertz, Ziyech, Werner, Thiago Silva dhe Chilwell, ka ndryshuar fytyrën e skuadrës.
Më poshtë është renditja e 10 skuadrave më të shtrenjta të kampionatit të ardhshëm.
1 – Manchester City: 1.04 miliardë
2 – Liverpool: 1.02 miliardë
3 – Chelsea: 930, 50 milionë
4 – Manchester United: 802 milionë
5 – Tottenham: 721 milionë
6 – Arsenal: 651 milionë
7 – Everton: 491 milionë
8 – Leicester: 438 milionë
9 – Wolverhampton: 335 milionë
10 – West Ham: 290 milionë