Krerët e FFK-së takojnë drejtues të Doganës, i falënderojnë për mbështetjen

Presidenti i FFK Agim Ademi dhe sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu janë takuar sot me drejtuesit e Doganës së Kosovës nga Departamenti Rajonal i Prizrenit, z. Shefqet Berisha, udhëheqës i Departamentit Rajonal të Prizrenit dhe z. Fisnik Visoka, udhëheqës i ZBD-së në Prizren.

Me këtë rast drejtuesit e FFK-së e falënderuan Doganën e Kosovës, e sidomos këtë departament për bashkëpunimin e mirë ndërmjet dy institucioneve, si dhe për përkushtimin dhe ekspeditetin e treguar në rastet kur kanë ardhur dërgesat për FFK-në.

Presidenti Ademi theksoi se Dogana e Kosovës, përkatësisht Departamenti Rajonal i Prizrenit gjithmonë është përkujdesur për përshpejtim të procedurave për pajisjet që kanë ardhur për FFK-në, e sidomos në periudhën e fundit kur kanë ardhur makinat e sistemit VAR, prandaj edhe vizita e sotme ka qenë pikërisht shenjë falënderimi për punën dhe gatishmërinë e treguar për ta mbështetur FFK-në.

Në anën tjetër, udhëheqësit doganor në Prizren u shprehën falënderues për vizitën dhe shprehën gatishmërinë e tyre për të qenë gjithnjë në shërbim të FFK-së dhe Kombëtares së Kosovës sa herë që ka nevojë.

Ata njëherësh e lavdëruan punën që po e bëjnë drejtuesit e FFK-së dhe shprehën kënaqësinë dhe krenarinë që po ua jep ekipi Kombëtar me paraqitjet në fushën e gjelbër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *