Kosova U21 ka pësuar sot humbjen e radhës në eliminatoret për Kampionatin Evropian Euro2021 e që ishte e 9 në këto eliminatore për përfaqësuesen tonë.
Humbja e fundit me rezultat 3:0 e Kosovës U21 nga Turqia duket se është vështirë e kapërdishme dhe kjo ka bërë që trajneri i skuadrës lidere të Superligës, Ballkanit, Ismet Munishi të reagojë duke thënë se Liga jonë boll është nënçmuar dhe se trajnerët në të ardhmen duhet shikuar formën momentale të lojtarëve e jo të bazohen në emra.
Reagimi i Munishit:
Mos shikoni kush qysh e ka emnin .
Mos shikoni kush ku lun.
Selekciononi ne parametra dhe ne formën momentale se kush si është , cili eshte ne formën momentale më të mirë .
Boll na keni nenqmu ligën e Kosoves .!
Për një gjë jam i sigurt se lojtaret e mi jan fizikisht më mirë se disa që luajnë neper klubet më prestigjioze evropiane ju garantoj .
Se per disa qe nuk jan duke lujtë fare as që diskutohet .
Unë biri yt Kosovë.