Kosova U21 sfidon sonte Gjermaninë e vendit të parë, ‘Dardanët’ në kërkim të një rezultati pozitiv

Gjermania U21 dhe Kosova U21 do të përballen sonte me fillim nga ora 18:00.

Ndeshja i takon Grupit D të kualifikimeve për Euro 2025.

Shpresat e Gjermanisë kanë fituar katër ndeshjet e deritashme dhe udhëheqin në grup me 12 pikë.

Kosova U21 ndërkohë i ka gjashtë ndeshje të zhvilluara. Ka dy fitore, dy barazime e dy humbje. Me tetë pikë renditet e katërta prej gjashtë përfaqësueseve sa janë gjithsej.

Më 12 shtator në Prishtina, Gjermania U21 kishte fituar 3:0 ndaj Kosovës.

Lista e futbollistëve të ftuar nga trajneri Afrim Tovërlani.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *