Kosova U-21 synon tre pikë sot ndaj Andorrës U-21

Sot, me fillim nga ora 19:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” luhet ndeshja mes dy skuadrave të fundit në tabelën e grupit të 3-të kualifikues për Europianin e 21 vjeçarëve, Kosovë – Andorrë.

Kosova ka mungesa të shumta për shkak të rasteve pozitive me COVID-19 të ditës së djeshme, por prapë se prapë llogaritet si favorit i madh përballë Andorrës.

Në takimin e parë mes këtyre dy skuadrave, Kosova U21 fitonte 4-0 si mysafirë, por qysh atëher skuadra e të rinjëve të Andorrës janë përmirësuar ndjeshëm duke arritur madje të mposhtin edhe bashkëmposhatarët e tyre të Kombëtares Turke.

Për kompanitë e basteve favorit i madh në këtë takim llogaritet Kosova U21, fitorja e të cilëve kuotohet me 1,32 krahas kuotës 8,00 të mysafirëve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *