Kosova – Rusia, UEFA vendos që ndeshja të zhvillohet në teren neutral për shkaqe sigurie

UEFA ka vendosur që, për shkaqe sigurie, ndeshja kualifikuese e Euro 2021 në konkurrencën e femrave ndërmjet Kosovës dhe Rusisë të zhvillohet në terren neutral.

Ndeshja ndërmjet Kosovës dhe Rusisë në konkurrencën e femrave, e vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Evropian 2021, do të luhet në terren neutral, shkruan Gazeta Express.

Në fakt, UEFA ka vendosur që ky takim, i paraparë të zhvillohej në Prishtinë më 4 tetor të vitit 2019, e që ishte shtyrë në atë kohë, të luhet në qytetin Wiesbaden në Gjermani, në stadiumin “Brita Arsena”.

Shtëpia e futbollit evropian kishte konsideruar se loja nuk mund të luhej në Kosovë për shkaqe sigurie, prandaj vendosi që ajo të luhet në një shtet neutral.

Ndeshja do të luhet më 6 mars të këtij viti.

Fituesi i grupit dhe vendi i dytë do të shkojnë në fazën e “play-offit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *