Kosova pëson sërish, Suedia shënon golin e tretë nga penalltia

Suedia ka trefishuar epërsinë në ndeshjen kundër Kosovës, e vlefshme për Grupin B të eliminatoreve për Kampionatin botëror 2022.

Pas dy golave në 45 minutat e para të takimit, mysafirët kanë shënuar sërish pas intervalit.

Milot Rashica luajti me dorë pas një goditje nga këndi në favor të Suedisë, dhe gjyqtari akordoi penallti.

Nga 11 metra i saktë ishte Sebastian Larsson që mposhti për herë të tretë sonte Samir Ujkanin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *