Kosova pëson nga Sllovenia dhe për ta merr fund ëndrra Evropiane

Kombëtarja e Kosovës U19 ka pësuar humbje në udhëtim te Sllovenia U19 me rezultatin 2:0, në kuadër të “Elite Round” për kualifikim në Kampionatin Evropian 2024.

Kjo humbje e lë Kosovën jashtë Kampionatit Evropian që do të mbahet gjatë kësaj vere.

Golin e vetëm në pjesën e parë për vendësit e realizoi Çuber Potoçnik në minutën e 40-të.

Tre minuta pa përfunduar koha e rregullt e ndeshjes, sllovenët realizuan edhe golin e dytë, nëpërmjet Florian për 2:0 dhe shifrat finale.

Kështu, pas tri ndeshjeve të luajtura, Kosova e mbyll grupin me një fitore e dy humbje.

Fitoren e mori ndaj Austrisë 1:0, pësoi 2:1 nga Spanja dhe kjo humbja nga Sllovenia.

Në grupin 1, prin Spanja me shtatë pikë, e dyta është Sllovenia me katër dhe nga tre pikë kanë Kosova e Austria, në pozitat tre e katër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *