Kosova për histori ndaj Spanjës, synohet fitorja sonte në stadiumin “Fadil Vokrri”

Kombëtarja e Kosovës e zhvillon sonte një ndeshje shumë të rëndësishme në fazën kualifikuese për Kupën e Botës.

“Dardanët” do të përballen sonte me kombëtaren e Spanjës.

‘Furia e kuqe’ do të zbarkojë në stadiumin “Fadil Vokrri”, atje ku para vetës ka një kombëtare që po kalon në formë të mirë brenda grupit.

Kombëtarja e Kosovës ka arritur 4 pikë në dy ndeshjet e fundit, pas fitores ndaj Gjeorgjisë dhe barazimit ndaj Geqisë.

Të dy kampet janë deklaruara të përgatitura para kësa ndeshje, me futbollistët tanë që hyjnë për hakmarrje pas humbjes në ndeshjen e parë në Sevilla.

Ndeshja zhvillohet në ora 20:45, atje ku shpresat e të gjithëve janë për një rezultat pozitiv të kombëtares tonë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *