Kosova ndryshon rreshtim dhe do të tentojë të sulmojë me lojtarë të shpejtë: Ky pritet të jetë formacioni i Challandes

Kosova sot do të luajë kundër Spanjës, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian Katar 2022.

Bernard Challandes do të ndryshojë sistemin, duke luajtur 5-4-1.

Në portë do të jetë Samir Ujkani edhe përkundër ndeshjes së dobët me Suedinë.

Në mbrojtje do jenë treshja Ibrahim Dresevic, Fidan Aliti dhe Mërgim Vojovda, ndërsa në krahë Benjamin Kololli dhe Florent Hadergjonaj

Në mesfushë pritet të jenë dyshja Hekuran Kryeziu dhe Valon Berisha, ndërsa në krahë Milot Rashica dhe Lirim Kastrati, ku do të kërkohet të përdoret shpejtësia e tyre në kundërsulm.

Në sulm nuk ka dyshime dhe do jetë Vedat Muriqi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *