Kosova favorite e madhe ndaj Ishujve Faroe, këto janë parashikimet e kompanive të basteve

Kombëtarja e Kosovës do të zhvillojë sonte ndeshjen e fundit për vitin 2022.

“Dardanët” do të takohen me Ishujt Faroe në miqësore, tri ditë pas miqësore me Armeninë, që u mbyll baras 2:2.

Edhe kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”, me fillim nga ora 18:00.

Kompanitë e basteve tashmë kanë dhënë parashikimet e tyre. Kosova është favorite e madhe ku fitorja e saj kap kuotën 1.65, barazimi 3.80 ndërsa fitorja e Ishujve Faroe ka kuotën 4.00.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *