Beppe Marotta i bindur se e ardhmja e Lautaro Martinezit do të jetë tek Interi.
Drejtori i përgjithshëm zikaltër qetësoi tifozët para fitores me Sampdorian, duke u shprehur se lojtari argjentinas nuk ka kërkuar në asnjë moment shitjen te Barcelona.
“Interi është një klub që nuk i shet lojtarët më të mirë nëse ata nuk shprehin dëshirën për t’u larguar. Ne do ata i mbajmë afër. Lautaro Martinez kurrë nuk ka shprehur vullnetin e tij për t’u larguar. Jam shumë optimist se ai do të qëndrojë edhe vitin e ardhshëm. Ai ka tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha dhe një tundim i vogël është njerëzor. I hutuar nga thashethemet e merkatos? Futbollisti nuk vlerësohet në një ndeshje, pra për atë të zhvilluar ndaj Napolit, por gjithçka ka bërë më parë”, pohon Matotta.
Pas mbylljes së kapitullit “Lautaro”, Marotta përqendrohet në garën e titullit me Juventusin dhe Lazion. “Pa dyshim që fjalët e Contes janë një stimul. Janë shumë pikë në dispozicion dhe gjithçka mund të ndodhë. Duhet të jemi të motivuar, tri pikët me Sampdorian janë një mënyrë e mirë për t’u rinisur”, shtoi më tej drejtori i përgjithshëm zikaltër. Sa i përket të ardhmes së shoqërisë, Marotta sqaroi.
“Është një aksionar që garanton stabilitetin e korporatave. Familja Zhang e jep këtë garanci, varet nga ne që duhet t’i zbatojmë direktivat. Që nga ardhja e Contes janë parë rezultate pozitive, tani ne duam të vazhdojmë kështu. Rinisja? Njerëzit duan të kthehen në normalitet. Futbolli është një fenomen shoqëror, ne duhet të lehtësojmë vuajtjet që kanë pësuar shumë familje. Kjo është arsyeja kryesore që çoi në rifillimin e sezonit, përfundoi Marotta.